Home / Lajme / Rajon / Tre te vdekur ne Rrugen e Kombit

Tre te vdekur ne Rrugen e Kombit

14 Shtator… Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë vonë në aksin Kukës-Morinë, shumë pranë pikës kufitare.

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë vonë në aksin Kukës-Morinë, shumë pranë pikës kufitare. Aksidenti ndodhi pasi një automjet me targa të Kosovës doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore të saj. Për pasojë, tre persona gjetën vdekjen.

Burime nga policia thanë se dy prej tre personave që udhëtonin vdiqën në vend, ndërsa i treti vdiq rrugës për në spital, transmeton shekulli.

Viktimat janë: Ardita Bytyçi, 22 vjeç, Bujar Sinani, 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica, të tre nga Kosova.

Policia tha se shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe pamja e kufizuar për shkak të mjegullës.(INA)

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *