Home / Sport / Turqia kërkon me ngulmë Majlinda Kelmendin

Turqia kërkon me ngulmë Majlinda Kelmendin

Në fakt, klubi turk i xhudos, Galatasaray është ai që po mundohet t’i rrëmbejë nga Ipponi dhe Përfaqësuesja e Kosovës Kelmendin, me ç’rast ata më pas përveç ekipit turk, do të mund t’i mbronin dhe ngjyrat turke nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare.

Turqit nuk po i lënë rehat xhudistën më të mir kosovare, Majlinda Kelmendin. Kjo pasi Galatasaray po bën përpjekje të mëdha që t’i bëjë për vete pejanën, e cila më pas do mund t’i mbronin edhe ngjyrat e Turqisë, e jo të Kosovës. Në planet e turqve bën pjesë edhe trajneri Driton Kuka, i cili bashkë me Majlindën po kërkohen edhe nga Sllovenia. Megjithatë, Kosova mbetet prioriteti i tyre.

Turqia nuk po e lë rehat klubin më të suksesshëm kosovar të xhudos, Ippon nga Peja, që udhëhiqet nga trajneri i njohur Driton Kuka.

Tash e një kohë të gjatë turqit po i bëjnë presion të madh e të vazhdueshëm trajnerit pejan, që bashkë me xhudistën më të mira kosovare, Majlinda Kelmendin ta lënë Kosovën për ta vazhduar karrierën në Turqi.

Në fakt, klubi turk i xhudos, Galatasaray është ai që po mundohet t’i rrëmbejë nga Ipponi dhe Përfaqësuesja e Kosovës Kelmendin, me ç’rast ata më pas përveç ekipit turk, do të mund t’i mbronin dhe ngjyrat turke nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Driton Kuka.

Realisht, turqit qysh më moti iu kanë ‘vërsul’ Kelmendit dhe trajnerit të saj. Mirëpo, Majlinda Kelmendi e Driton Kuka janë bërë objektiva të mëdha të turqve sidomos pas pjesëmarrjes së tyre në Olimpiadën ‘Londra 2012’, e po ashtu pas triumfit të pejanes në Kampionatin Evropian U-23, Përveç Turqisë, presion thuajse të ngjashëm këtyre tre pejanëve po u bën njëkohësisht dhe Sllovenia. “Oferta nga Sllovenia vazhdimisht na ndjek. Ata nuk ndalen duke na kërkuar”, përfundoi Kuka.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *