Home / Lajme / Maqedoni / UEJL: Afati i parë kaloi me sukses, vazhdon afati i dytë i pranimit të studentëve

UEJL: Afati i parë kaloi me sukses, vazhdon afati i dytë i pranimit të studentëve

6 shtator-Që tani mund të thuhet se janë konstituuar pjesa më e madhe e grupeve studimore, të cilat do të mund të funksionojnë, në numër të mjaftueshëm, në programet studimore për të cilat kanë shprehur interesim për të studiuar studentët në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë dhe Shkup.

Në bazë të analizave të bëra, Këshilli i Rektorit, ka vlerësuar se afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin e parë, në fakultetet e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), për vitin akademik 2013/2014, ka patur sukses të plotë, pasi janë përmbushur parashikimet,

duke arritur numri i atyre që kanë aplikuar në mbi 600, të cilët i përmbushin kriteret e përcaktuara për regjistrim dhe që kanë fituar statusin e studentit në këtë universitet.

“Aplikimet për studime në UEJL, në afatin e parë, ka dhënë rezultatet e pritura dhe po kështu presim një interesim të theksuar edhe në afatin e dytë, i cili tashmë është shpallur. Është, gjithashtu me rëndësi fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes dhe si një brend domethënës i bazuar në cilësi sipas kritereve të arsimit të lartë evropian dhe amerikan”, ka theksuar shkurt, rektori i UEJL-së, Zamir Dika.

Që tani mund të thuhet se janë konstituuar pjesa më e madhe e grupeve studimore, të cilat do të mund të funksionojnë, në numër të mjaftueshëm, në programet studimore për të cilat kanë shprehur interesim për të studiuar studentët në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë dhe Shkup.

Përndryshe afati i dytë i regjistrimit në UEJL ka filluar me 02 shtator dhe vazhdon deri me 12 shtator. Gjithashtu është vazhduar edhe afati i aplikimit për Bursat e HESP-it dhe për Programin e bursave nga komuniteti i biznesit ‘’Invest in your future’’. Të gjithë aplikantët e rinj mundet të aplikojnë për këto programe të bursave deri me 13 shtator 2013.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *