Home / Lajme / Maqedoni / Ultimatume për heqjen e tabelave treguese edhe në shqip, zyrtarët shqiptarë kundërshtojnë

Ultimatume për heqjen e tabelave treguese edhe në shqip, zyrtarët shqiptarë kundërshtojnë

5 shtator-Ky inspektorat ka dhënë urdhër që vendimi të ekzekutohet nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, në afat prej pesë ditëve. Sipas Inspektoratit vendosja e këtyre tabelave është antiligjore, sepse ato janë të shkruara në shqip, gjë që nuk e mundëson ligji.

Inspektorati i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni ka dhënë urdhër për heqjen e tabelave treguese tre gjuhëshe, përfshirë edhe gjuhën shqipe të vendosura në disa rrugë magjistrale dhe autostradë.

Ky inspektorat ka dhënë urdhër që vendimi të ekzekutohet nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, në afat prej pesë ditëve. Sipas Inspektoratit vendosja e këtyre tabelave është antiligjore, sepse ato janë të shkruara në shqip, gjë që nuk e mundëson ligji.

Por, ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” që drejtohet nga Gajur Kadriu refuzon kategorikisht vendimin e Inspektoratit të Transportit, duke nënvizuar se tabelat treguese edhe në shqip janë në përputhje me ligjin. Në përkrahje të tij ka dal edhe zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Xhelal Bajrami, i cili theksoi se këto tabela nuk do të largohen.

“Nëse është qëllimi që dikujt i pengon përdorimi i gjuhës shqipe në ato tabela, plotësisht e kanë gabim dhe ato tabela nuk do të largohen për atë se në të njëjtat shkruhet edhe në shqip. Nëse nuk është respektuar procedura, do të shikojmë mundësitë që të respektojmë procedurat, gjegjësisht ne do të marrim si obligim që ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë’ të ankimon këtë vendim të inspektoratit me qëllimi që të mos largohen dhe ne gjithsesi do të bëjmë të pamundurën që këto tabela mos të largohen”, theksoi për “Alsat”, zëvendësministri Bajrami.

Tabelat treguese në maqedonisht anglisht dhe shqip janë vendosur përgjatë autostradës Shkup – Tetovë si dhe magjistrales Gostivar – Ohër, që tregojnë pika turistike si Kodrën e Diellit, Qytetin e Ohrit, Parkun Kombëtar të Mavrovës, Kanjonin e Matkës, etj. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *