Home / Sport / United e City në “luftë” për Januzajn

United e City në “luftë” për Januzajn

Daily Mail sot në një shkrim ekskluziv ka bërë të ditur se bisedimet mes United dhe Januzajt kanë ngecur dhe kjo situatë ka alarmuar Cityn që është e gatshme të bëjë sulmin e parë për të.

David Moyes është në rrezik për të humbur talentin kosovar Adnan Januzajn që është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City.

Daily Mail sot në një shkrim ekskluziv ka bërë të ditur se bisedimet mes United dhe Januzajt kanë ngecur dhe kjo situatë ka alarmuar Cityn që është e gatshme të bëjë sulmin e parë për të.

Januzaj shfaqi edhe një herë talentin e tij pasi debutoi në fitoren e “Djajve të kuq” kundër Crystal Palace.

Por karriera e tij në Old Trafford mund të përfundojë vetëm nëse Moyes nuk i ofron kushtet financiare që është duke i kërkuar kosovari.

18 vjeçari në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë dhe deri më tani ka refuzuar një marrëveshje, pavarësisht se bisedimet kanë filluar në prill.

Alarmi për një largim të mundshëm u dha kur u zbulua se kosovari mund të huazohej tek Blackburni që shprehu interesim për të.

Ai ndjen se tani ka arritur në fazën ku ai mund të luftojë për një vend në ekipin e parë të United, dhe këtë e tregoi edhe kundër Palacet. Ndërsa Daily Mail ka shkruar se pas kësaj ndeshje ka rënë në ujë edhe ideja për huazim të tij.

City është duke u treguar i vëmendshëm me situatën e Januzajt dhe në rast të dështimit të bisedimeve United, ata pa problem mund të bëjnë ofertë për kosovarin.

Por kur është pyetur nëse beson se Januzaj do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, Moyes është përgjigjur shkurt, “Po”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *