Home / Sport / Urimi i atit Sava për Majlindën bëhet çështje politike në Serbi

Urimi i atit Sava për Majlindën bëhet çështje politike në Serbi

Opinioni serb është duke kritikuar ashpër urimin që i ka bërë xhudistes së Kosovës, Majlinda Kelmendi, ati i Manastirit të Deçanit.

Igumeni i Manastirit te Deçanit, Sava Janjiq para disa ditëve nëpërmjet rrjetit social, Twitter ka uruar për triumfin e tyre, tenistin serb, Novak Xhokoviç, atletin Emir Bekriç dhe xhudisten nga Peja, Majlinda Kelmendi.

“Medalje sportive për Novak Xhokoviçin, Emir Bekriçin dhe Majlinda Kelmendin. A nuk është kjo arsye që ne të gjithë të jemi krenar? Sporti mbi politikën”, ka shkruar Ati Sava.

Kaq ka mjaftuar që demonët shovinist serb të zgjohen në Beograd dhe i gjithë opinioni të kritikojë këtë urim të një përfaqësuesi të kishës ortodokse serbe në Kosovë. Madje reagimet kanë shkuar edhe nga forcat e ndryshme politike, transmeton portali soprti1.

“Shtrohet pyetja me këtë urim igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç a e ka pranuar në mënyrë indirekte pavarësinë e Kosovës. Shërbim për marrëdhënie me publikun i Kishës ortodokse ka refuzuar të komentojë urimin e atit, Sava”, raporton gazeta beogradase, Kurir.

Përkundër faktit se shtiren si popull sportiv, shihet se Serbia ka probleme të mëdha në pranimin e realitetit të ri, shkruan sporti1.com.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kampionatin botëror të xhudos në Rio de Janeiro të Brazilit në kategorinë deri 52 kilogram, duke sjellur medaljen e parë të artë për shtetin e Kosovës nga një kampionat botëror të një sporti olimpik.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *