Home / Lajme / Maqedoni / USHT dhe ECOLOG lidhën bashkëpunim (VIDEO)

USHT dhe ECOLOG lidhën bashkëpunim (VIDEO)

Tetovë, 17 Shtator – Edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e njohur Ekolog.

Në hapësirat e këtij universiteti rektori i USHT-së Vullnet Ameti dhe pronari i kompanisë Ekolog Lazim Destani kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi i cili ka të bëjë kryesisht me bashkëpunimin në sferën akademike. Ndërkohë të dy palët janë dakorduar që të zhvillojnë akademinë e sportit e cila do të jetë produkt në mes USHT-së dhe klubit të futbollit Shkëndija. Marrëveshje nënshkruar në të ardhmen do të mundësojë që palët nënshkruese të bashkëpunojnë në fushën e biznesit, arsimit, kulturës sportit dhe fushave të tjera më interes, tha në mes tjerash rektori Ameti “Bashkëpunimi ndërinstitucional konsiston në rritjen e kapaciteteve për akademinë e sportit –arsimit dhe trajnimit sportiv të gjeneratave të reja me një theks të veçantë në disiplinën e futbollit. USHT-ja, drejtpërdrejt por edhe nëpërmjet fakultetit të Kulturës Fizike, do ti ofrojë burimet e veta të duhura, programet dhe kurrikulat, infrastrukturën, kuadrin profesional dhe laboratorët kërkimorë-shkencorë”, tha Ameti. Ndërsa pronari I kompanisë Ekolog Lazim Destani tha se iniciativa qartazi ilustron fokusin e USHT-së në mbajtjen e raporteve të afërta me realitetin e biznesit dhe tregut të punës, përmes ndërveprimit dinamik me sektorin privat dhe arritjen nevojat e komunitetit të biznesit. “Një hap konkret i bashkëpunimit tonë ndër-institucional është ngritja e kapaciteteve për programin e akademisë së sporteve, e dobishme për arsimin dhe trajnimin sportiv të gjeneratave të reja, me theks të veçantë në disiplinën e futbollit. Në këtë drejtim të dy entitetet tona, do të vënë në dispozicion të këtij qëllimi të gjitha kapacitetet e mudnëshme. Vullneti i rinisë dhe studentëve tanë, dëshirat e tyre për edukim dhe përparim na bën më të foto dhe të qëndrueshëm në realizimin e projekteve tona në rajon. Unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja e sodit do të arrijë të jetë shumë pozitive dhe interesante për studentët, subjektet tona dhe rajonin në përgjithësi”, tha Destani. Më pas rektori i USHT-së Vullnet Ameti pronarit të kompanisë Elolog Lazim Destani në shenjë mirnjohje i dhuroi emblemen USHT-së. Më pas Destani dhe Ameti kanë bërë edhe homazhe edhe tek varri i rektorit të parë të USHT-së Fadil Sulejmani ku kanë vendosur edhe kurora me lule në shenjë respekti për kontributin e dhënë. Kohë më parë, kompania e njohur Ecolog, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin e Evroëps Juglindore në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *