Home / Lajme / Maqedoni / USHT shënon ditën ndërkombëtare të zemrës (VIDEO)

USHT shënon ditën ndërkombëtare të zemrës (VIDEO)

Tetovë, 30 Shtator – Universiteti Shtetëror i Tetovës për 3 vite rradhazi shënuan në mënyrë solemne ditën botërore të zemrës.

Në bashkëpunim me Unionin Studentor dhe studentët e fakultit të mjeksisë, si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit u organizuan kontrolle falas për qytetarët, për matjen e Shtypjes së gjakut, peshës trupor, glukozës etj.Këtë organizim e përshëndëti edhe rektori i USHT-së Vulnet Ameti i cili theksoi se kjo ditë duhet të manifestohet, duke marë parasyshë që në kohet modenrë qytetarët pësojnë atak në zemër. ai dha një mesazh për qytetarët duke u thënë që ti kushtojnë rëndësi të madh shëndetit dhe aktiviteve fizike.

Kryetari i Unionit të studentëve Shaban Arsllani theksoi se përkrahja e këtij lloji nuk mungon nga unioni i studentëve sepse theksi i vecantë i parlamentit studentorë ka qenë që të përkrahen aktivitetet e cdo lloji. përvec parlamentit ndihmesë ka pasur edhe nga UShT dhe udhëheqsia e këtij universiteti. Ai gjithashtu dergoi një mesazh deri tek qytetarët për t’iu përkushtuar sa më shumë aktiviteteve fizike

Koordinatorët e ktij projekti u shprehën të kënaqur me këtë organizim që ka për qëllim kontrollet falas për qytetarët. Gjithashtu ato theksuan se interesimi nga ana e qytetarëve ka qenë i madh.

Dita ndërkombëtare e zemrës është shënuar në të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *