Home / Lajme / Maqedoni / Vanizelos: Vetem ‘ ega omnes’ e pranueshme per Greqine

Vanizelos: Vetem ‘ ega omnes’ e pranueshme per Greqine

Nju Jork, 28 shtator – Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos nga foltorja e OKB-së ka kërkuar “erga omnes” për procesin e zgjidhjes së emrit.

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos nga foltorja e OKB-së ka kërkuar “erga omnes” për procesin e zgjidhjes së emrit.

“Greqia gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm i së ardhmes evropiane për rajonin e Ballkanit. Procesi i integrimit evropian do të thotë të heqim dorë nga mentaliteti i ndarjes dhe shkuarja e një ere të bashkëpunimit me vendosjen e vlerave evropiane.”

“Ne dëshirojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona me IRJM-në, në bazë të principeve të Kartës së OKB-së që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit. Greqia është e angazhuar në procesin e bisedimeve të OKB-së që të gjendet zgjidhje për emrin. Prandaj ne i vazhdojmë tentimet për zgjidhje të pranueshme, për të gjitha përdorimet ‘erga omnes’ e cila nuk do të lejojë zona gri dhe do të lejojë përkufizim të qartë ndërmjet shtetit tonë fqinj dhe rajonit të Maqedonisë në veri të Greqisë”, tha Venizelos.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *