Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon bllokada në kufirin e Maqedonisë me Kosovën

Vazhdon bllokada në kufirin e Maqedonisë me Kosovën

12 shtator-Radiotelevizioni i Kosovës kumtoi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar shpejtë të tejkalohen moskuptimet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe e ka angazhuar tëvendëskryeministren dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila që problemi të zgjidhet më së voni deri sot.

Vazhdon bllokada tregtare e Kosovës për prodhime të Maqedonisë, që filloi të premten, ndërsa transportuesit nga “Makamtrans” tashmë ditën e tretë po e bllokojnë kufirin kosovar. Bllokada në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Jazhincë nga ana e transportuesve të Maqedonisë e ndërpreu qarkullimin për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dje e ftoi zëvendëskryeministren dhe ministren e Kosovës të Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila në tv duel të përbashkët, në të cilin do t’i përballin argumentet në interes të së vërtetës dhe tejkalimit të gjendjes së sapokrijuar ndërmjet dy shteteve.

“Edhe unë edhe Ju jemi dëshmitarë të një gjendje mjaft të pakëndshme në të cilën u gjendën vendet tona gjatë disa ditëve të fundit. Në opinionin e të dy vendeve qarkullojnë informata të ndryshme dhe ekzistojnë mendime të ndryshme rreth motiveve, shkaqeve, fakteve dhe argumenteve në të cilat bazohet gjendja aktuale. Kjo shkakton huti dhe nuk kontribuon për tejkalimin e situatave. Mendoj se qytetarëve ua kemi borxh të vërtetën. Për këtë arsye Ju ftoj dhe bëj thirrje për paraqitje të përbashkët televizive, që sot, ku para syve të opinionit do të mund t’i prezantoj argumentet tona, ndërkaq qytetarët të nxjerrin konkludim. Kjo paraqitje e përbashkët televizive mund të jetë në televizionin Alsat, apo në ndonjë televizion që do ta cekni Ju, e që emetohet në të dy shtetet”, thotë Peshevski në letrën drejtuar koleges së tij.

Ai konsideron se gjendja meriton transparencë dhe beson se biseda e tyre para opinionit do të kontribuojë për tejkalimin e gjendjes së tanishme dhe do të ndihmojë që në të ardhmen të pengohen probleme të këtilla të ngjashme.

Radiotelevizioni i Kosovës kumtoi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar shpejtë të tejkalohen moskuptimet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe e ka angazhuar tëvendëskryeministren dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila që problemi të zgjidhet më së voni deri sot.

Thaçi ka deklaruar se bllokada e kufirit nuk është në interes as të Kosovës e as të Maqedonisë, dhe është në kundërshtim me europeerspektivat dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore të të dy vendeve.

Thaçi ka cekur se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë dhe se pret që gjendja të kthehet në normale siç ishte para vendosjes së embargos së Kosovës dhe taksave hyrëse të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *