Home / Lajme / Maqedoni / Vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare në rritje të vazhdueshme

Vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare në rritje të vazhdueshme

26 shtator-Në Programin kombëtar, theksoi zëvendësministri, është përfshirë edhe zhvillimi i rrjetit për kardiologji intervenuese-përveç në Shkup dhe Manastir, ku veçmë në mënyrë të pavarur po kryhen intervenime të rasteve kronike, në fazën përfundimtare është hapje e një qendre të këtillë edhe në Shtip, ndërsa intensivisht po rrjedhin aktivitetet edhe në Strumicë dhe Tetovë.

Trendi i vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme, ndërsa në vdekshmërinë e përgjithshme ato marrin pjesë me 60 për qind. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë në vitin 2012 nga sëmundjet e sistemit qarkullues kanë vdekur 11.926 persona prej të cilëve 5.739 janë meshkuj, ndërsa 6.187 femra, me shkallë të përgjithshme të vdekshmërisë prej 578 në 100.000 banorë. Si arsye e rëndësishme për vdekje në strukturën e sëmundjeve qarkulluese me 100 raste vdekshmërie në 100.000 banorë ose rreth 2.000 raste vdekshmërie në vit marrin pjesë sëmundjet iskemike të zemrës. Çdo vit regjistrohen më shumë se 3.000 sëmundje të zemrës-enëve.

Këtë sot e theksoi drejtori i Institutit për shëndet publik të Maqedonisë Shaban Memeti në konferencën për shtyp me rastin e Ditës botërore të zemrës, e cila shënohet më 29 shtator nën moton “Nisu drejt zemrës së shëndoshë”.

Ai theksoi se si faktor rreziku për paraditjen e shpeshtë të sëmundjeve të sistemit qarkullues dhe të sistemit të zemrës-enëve, si dhe komplikimet serioze dhe vdkshmëria e parakohshme janë tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli në gjak, sheqeri në gjak, pesha e rritur, mosaktiviteti fizik, stresi etj.

“Me aktivitete adekuate parandaluese dhe ndryshime në stilin e jetesës këto faktor rreziku mund të zvogëlohen, ndërsa me këtë të zvogëlohet edhe paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo madje do t’i ulë shpenzimet për mbrojtje shëndetësore, do ta përmirësojë cilësinë e jetesës”, shtoi Memeti.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski tha se Programi për parandalim, mjekim dhe kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2020, të cilin për herë të parë këtë vit e miratoi Ministria e Shëndetësisë, është edhe një segment i rëndësishëm nga një sërë aktivitetesh dhe fushatash parandaluese të cilat shteti dhe Ministria në vazhdimësi i ndërmarrin në drejtim të zbulimit të hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ai e përmendi edhe rolin e diagnostikës së mirë dhe bashkëkohore dhe kuadrit profesionist në institucionet shëndetësore publike, ndërsa posaçërisht i madh, siç theksoi, është kontributi i Klinikës universitare për kardiologji, si dhe të reparteve të reja kardiologjike në spitalet në mbarë vendin.

“Theksi është vendosur në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe stopimin e trendit rritës të të sëmurëve të rinj për shkak senë mjekësi është dëshmuar se madje 80 për qind e sëmundjeve të zemrës mund të pengohen ë qoftë se eliminohen rreziqet kryesore për paraqitjen e tyre, prej të cilëve sëmuren personat më të ri të cilët janë në periudhën më produktive të jetës, siç janë: stresi, ushqimi jo i rregullt, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik dhe pirja e duhanit”, tha Andovski.

Në Programin kombëtar, theksoi zëvendësministri, është përfshirë edhe zhvillimi i rrjetit për kardiologji intervenuese-përveç në Shkup dhe Manastir, ku veçmë në mënyrë të pavarur po kryhen intervenime të rasteve kronike, në fazën përfundimtare është hapje e një qendre të këtillë edhe në Shtip, ndërsa intensivisht po rrjedhin aktivitetet edhe në Strumicë dhe Tetovë.

“Segment i rëndësishëm nga Programi është zhvillimi i kardiologjisë neonatale (janë bërë numër i konsiderueshëm i intervenimeve), po bëhet trajnim i specialistëve në vendet e huaja, si dhe trajnim nga specialistë me renome nga vendet e huaja në pjesën e sëmundjeve kardiovaskulare”, shtoi Andovski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *