Home / Sport / Vrapçishti kërkon kreun e tabelës

Vrapçishti kërkon kreun e tabelës

Java e 8-të do të jetë mjaft nxitëse për skyuadrat shqiptare, pasi 3 prejt yre do të jenë në terrenin e mysafirëve, ndërsa të tjerat kërkojnë pikë maksimale në terrenin vendas. Vrapçishti pasi mundi skuadrën e Shkupit, tani në terrenin vendas do të përballet me Borecin .

Vendasit besojnë me 3 pikët e radhës mund të arrijnë që të jenë në kreun e tabelës së klasifikimit, me çka do të inkuadrohet në luftën e madhe për 2 vendet e para në Ligën e Dytë , që sjellin kualifikim të drejtpërdrejt. Boreci në javën e kaluar pësoi disfatë në terrenin vendas kundër Tiverisë me 3-2 , andaj nuk ka se çka kërkon në terrenin e skluadrës shqiptare. ndërkohë Rufea M pritet të arkëtojë pikë maksimale , pasi në terrenin vendas do të përballet me skuadrën e Lokomotivës , e cila javën e kaluar u m und nga Skopje me 2-0 dhe është ekipi i vetëm në Ligën e Dytë që nuk ka shijuar asnjë fitore, nëdrsa ka regjsitruar 2 barazime dhe 5 disfata. Vendasit do të kërkojën që të arkëtojnë 3 pikë , në tentimin e tyre që të ikin nga zona e rrezikut dhe të ndalen në mesin e tabelës së klasifikimit , pasi deri më tani kanë arkëtuar 7 pikë , duke shënuar 2 fitore dhe një barazim. Në mesin e skuadrave shqiptare që do të luajnë si mysafirë, detyrë më të vëhstirë do të ketë skuadra e Zajazit, i cili përballet me Tiverinë , që javën e kaluar shënoi fitore si mysafirë 3-2 ndaj Borecit. Skuadra kërçovare do të duhet të luajë në tempon e njëjtëi si edhe ndaj 11 Oktomvrit , të cilën e mundi me rezultat 3-0. Pikërisht kjo e fundit , do të jetë nikoqire e skuadrës së Dritës. Mysafirët nga Bogovina janë të lodhur pas përballjes së 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë, ku arritën të eliminojnë skuadrën e Sileksit përmes penaltive. Pikërisht në këtë pikë do të sulmojë skuadra vendase, mirëpo Drita ka dëshmuar se di të luajë futboll dhe më mirë kalon si mysafirë kur është në presion. Ndërkohë Shkupi me trajnerin e ri, Nexhat Shabanin do të jetë mysafirë të Novacit ku duhet të ndalojë serinë e 2 disfatave me radhë, kundër Vrapçishtit dhe Tiverisë, ndërsa fitorja e fundit ishte ndaj 11 Oktomvrit me 4-1. Në përballjet e tjera, do të dallohet sfida në Gjevgjeli, ku Miravci do të sfidojë skuadrën e Skopjes, ndërsa Sileksi në Kartovë përballet me Teteksin. Të gjitha përballjet do të zhvillohen në orën 15.30.

Java VIII, e shtunë , ora 15.30
Rufea M – Lokomotiva
Miravci – Skopje
11 Oktomvri – Drita
Tiveria – Zajazi
Vrapçishti – Boreci
Novaci – Shkupi
Maxhari Sol. – Pobeda
Sileksi – Teteksi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *