Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Do të publikojmë dëshmi për veprat kriminale të Gruevskit

Zaev: Do të publikojmë dëshmi për veprat kriminale të Gruevskit

26 shtator- Kam të dhëna për të gjitha veprat kriminale dhe transferet e parave. Çdo ditë do të publikojmë gjithçka për këto veprime kriminale nga ana e Gruevskit dhe familjes së tij”, deklaroi Zaev, lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në një intervistë për Novatv.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev theksoi se do të publikojë të dhëna dhe dëshmi për veprat kriminale dhe keqpërdorimet e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe familjes së tij.

“Gruevski dy kusherinjtë i ka vendosur në dy postet më të larta në shërbimin sekret dhe doganë. Kumbarët e tij më të afërt janë në drejtorinë e të ardhurave publike dhe ministrinë e financave. Ky sistem është precedentë që nuk ndodhë në shtete normale demokratike. Kam të dhëna për të gjitha veprat kriminale dhe transferet e parave. Çdo ditë do të publikojmë gjithçka për këto veprime kriminale nga ana e Gruevskit dhe familjes së tij”, deklaroi Zaev, lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në një intervistë për Novatv.

Sipas tij, po i afrohet fundi i këtij pushteti dhe se përkrahja për pushtetin aktual edhe nga anketat e fundit bëhet për shkak të frikës që mbizotëron tek qytetarët.

Ai kërkoi ballafaqim të drejtpërdrejt në një duel televiziv me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *