Home / Lajme / Rajon / Zbulohet cisternë gjigante midis Prishtinës

Zbulohet cisternë gjigante midis Prishtinës

11 shtator-Sipas komunës së Prishtinës kjo cisternë gjigante ka shërbyer për ngrohje disa vite më parë ndërsa që nga ajo kohë askush nuk e ka marrë mundin që ta heq me kohë nga vendi.

Rrugëve të Prishtinës mund të gjendet gjithçka. Në rrugën “Rexhep Luci”, përballë Kinemas ABC, sot komuna ka zbuluar një cisternë plotë me mazut poshtë këmbëve ku ecin qytetarët.

Sipas komunës së Prishtinës kjo cisternë gjigante ka shërbyer për ngrohje disa vite më parë ndërsa që nga ajo kohë askush nuk e ka marrë mundin që ta heq me kohë nga vendi.

Mirëpo edhe tërheqja e saj nga ai vend nuk është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme pasi që i tërë mazuti është derdhur pikërisht në gropën ku fshihej cisterna.

Sidoqoftë në po të njëjtin vend ku cisterna është hequr tani komuna ka vendosur që të vendos kontenierët nëntokësorë. /Zëri/fishmedia/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *