Home / Sport / Zeqiri i kënaqur me golin e parë si senior

Zeqiri i kënaqur me golin e parë si senior

“S’mund të përshkruaj ndjenjën që kisha kur kam parë se topi u ndal në rrjetë. Më në fund!!! Ky është plotësimi i një ëndre. Unë në moshë shumë të vogël kam nisur të ushtroj futboll në shkollën e Shkëndijës dhe si çdo fëmijë kam ëndëruar që një ditë të luaj dhe të shënoj gola në ekipin e parë. Tani kjo është bërë realitet dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”, shprehet me gëzim 18-të vjeçari, Zeqiri.

Shkëndija e Tetovës prej kohësh ka qenë një burim i pashtershëm i talentëve të rrinjë të futbollit dhe duket se kjo traditë vazhon edhe më tej. Këtë verë ekipi u përball me probleme të mëdha organizative që kishin ‘hapy end’ me hyrjen e kompanisë ‘Ecolog’ si sponsor i skuadrës tetovare. Ekipi me automatizëm angazhoi shumë futbollistë, emra të njohur të futbollit në vend, mirëpo disa të rrinjë që kishin mbetur në skuadër nuk kishin ndërmen të dorëzohen në kërkim e rastit të tyre. I tillë është Valon Zeqiri, futbollist 18 vjeçar i lindur më 28 gusht të vitit 1995 dhe ka kaluar gjithë kategoritë në shkollën e futbollit të Shkëndijës. Në takimin e parë të këtij sezoni me Horizont Turnovën (disfatë 0:3), Zeqiri tregoi cilësi të jashtëzakonshme, ndërsa si pasojë trajneri Jovanovski në çdo ndeshje të rradhës llogariste në shërbimet e tij. Valoni adaptohej nga ndeshja në ndeshje, ndërsa të mërkurën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Makedonija Gj.P. në Shkup, shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të ‘kuqezinjëve’. Ishte minuta e 73-të te takimit, Emrullai jep top të bukur për Zeqirin, që depërton në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, me fintë të bukur nxjer nga loja mbrojtësin kundërshtar dhe më pas me një të djathtë precize përcjell topin në rrjetën e Makedonijës. Ky ishte njëherit goli i parë në karrierë si senior dhe Valon Zeqiri nuk mund të fshehë gëzimin për këtë fakt. “S’mund të përshkruaj ndjenjën që kisha kur kam parë se topi u ndal në rrjetë. Më në fund!!! Ky është plotësimi i një ëndre. Unë në moshë shumë të vogël kam nisur të ushtroj futboll në shkollën e Shkëndijës dhe si çdo fëmijë kam ëndëruar që një ditë të luaj dhe të shënoj gola në ekipin e parë. Tani kjo është bërë realitet dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”, shprehet me gëzim 18-të vjeçari, Zeqiri, i cili përveç golit në minutat që luajti tregoi teknikë dhe talent të jashtëzakonshëm, ndërsa në kohën shtesë solli slalom të bukur, por goditj shkoi për pak skaj portës. “Duhej të kisha shënuar edhe në atë shans, por mos e teproj, mirë është edhe kështu. Ky gol më jep kurajo që të vazhdoj të punoj edhe më shumë, për të fituar besimin e trajnerit dhe më pas me paraqitje të mira të tregoj se meritoj të luaj. Synoj të bëhem pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të Shkëndijës, pasi mendoj se kjo skuadër është duke u rritur në një brend të njohur jo vetëm në Maqedoni”, përfundoi Zeqiri që më pak dëshiron të flasë, e më shumë të luaj. Trajnerët që kanë punuar me Valonin në kategoritë e reja tregojnë se bëhet fjalë për një talent të madh, që me punë serioze premton të bëhet futbollist bartës i lojës së skuadrës. Valon Zeqiri tani më ka konfirmuar talentin, mbetet të vazhdojë me punë për të realizuar pritjet e mëdha që ka ekipi nga ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *