Home / Sport / Zhgënjejnë Milani e Napoli, fitojnë të tjerët

Zhgënjejnë Milani e Napoli, fitojnë të tjerët

Juventusi fitoi si mysafir i Chievos duke e mposhtur me rezultatin 1 me 2 me golashënues Therau në min. e 28 për Chievon dhe Quagliarella në 47-ëm për barazim dhe Bernardini me autogol ia dha fitoren Juventusit në min. e 65.

Ekipi i Milanit ka zhgënjyer edhe një herë, pas humbjes që e pësoi javën e kaluar nga Napoli,prapë ka vazhduar me rezultate negative kësaj radhe duke barazuar me ekipin e Bolognan dhe atë vetëm në minutat e fundit.

Ishin rossonerët që dolën të parët në epërsi përmes Poli në min. e 12. Bolonjezët jo vetëm që arritën të barazonin por edhe të kalonin në epërsi dhe atë me dy gola dallim. Golashënues për bolonjezët u shënuan nga Laxalt me dy gola në min. 33 dhe 52 dhe Cristaldi në të 62-ën. Se Milani është ekip i vetëm 10 minutave të fundit e tregoi edhe sonte, kur arriti të kthehej vetëm në 3 minutat e fundit, kur arriti të shënonte përmes Robinho në min. e 89 dhe Abate në të 92-ën.

Edhe ekipi i Napolit ka rrëshqitur duke u ndarë baraz me ekipin e promovuar sivjet në Serie A, Sassuolo me rezultatin 1 me 1. Ishte shqiptari Blerim Xhemaili që i kaloi napolitanët në epërsi në min. e 15, për ta barazuar sassuolezët në min e 20, me të cilin rezultat edhe përfundoi krejt takimi. Me kët fitore Napoli humb kryesimin pasi që Roma nuk e la pa e shfrytëzuar rastin duke shënuar fitoren e radhës ndaj Sampdorias.

Ndërsa nuk gabuan ekipet e tjera të mëdha. Juventusi fitoi si mysafir i Chievos duke e mposhtur me rezultatin 1 me 2 me golashënues Therau në min. e 28 për Chievon dhe Quagliarella në 47-ëm për barazim dhe Bernardini me autogol ia dha fitoren Juventusit në min. e 65.

Poashtu Lazio ka shënuar fitoren duke e mposhtur Catanian si vendëse me rezultatin 3 me 1 me Golat e Ederson në të 4-ën, Lulic në të 39 dhe Hernanes në të 94-ën. Golin e vetëm për Catanian e shënoi Barrientos në min e 6.

Fitore ka shënuar edhe Roma pasi mposhti Sampdorian si mysafirë dhe duke e ruajtur kryesimin me të gjitha ndeshjet të fituara dhe me pikë të plota, gjithsej 15 nga pesë javët e para. Viktimë e radhët për romakët ishin Benatia në min e 65 dhe Gervinho në min e 89.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *