Home / Lajme / Maqedoni / Ziadin Sela: PDSH-ja përshëndet deklaratën e Kryeministrit z.Edi Rama lidhur me pozitën e shqiptareve ne Maqedoni‏ (VIDEO)

Ziadin Sela: PDSH-ja përshëndet deklaratën e Kryeministrit z.Edi Rama lidhur me pozitën e shqiptareve ne Maqedoni‏ (VIDEO)

Tetovë, 14 Shtator – Ne na vjen shumë mirë fillimisht që veç më faktori politik shqiptar në rajon edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, po bien dakord me atë që PDSH-ja e ka sjellë si mendim që në 2009 faktikisht me deklaratën që Marrëveshja e Ohrit është e vdekur dhe duhet një Marrëveshje e re politike.

Është për të u përshëndetur kjo deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë konstatimi se këto marrëveshje nuk respektohen ashtu siç edhe Kryeministri i Kosovës deklaroi që 3 përqind serb në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35 përqind shqiptarë të cilët janë në Maqedoni, edhe tani ngelet i vetmi shqiptar në rajon Ali Ahmeti i cili thotë se shqiptarët jetojnë mirë. Kjo është shumë domethënëse për një fakt që kjo tregon se kemi të bëjmë me një përfaqësues shqiptar në Qeveri i cili është i gjunjëzuar dhe i nënshtruar komplet karshi politikave të VMRO-DPMNE- së dhe Nikolla Gruevskit.

Andaj, një deklaratë e tillë është për të përshëndet, situata në Maqedoni mund të jetë shqetësuese në qoftë se nuk konstatohet një realitet i tillë, edhe prandaj konstatimi nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, e Tiranës zyrtare që shqiptarët në Maqedoni nuk respektohet dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre është shumë e rëndësishme dhe ne e përshëndesim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *