Home / Sport / 125 futbolla për shpresat e Shkëndijës

125 futbolla për shpresat e Shkëndijës

“Ideja e këtij eventi është lehtë të shpjegohet. Nëse startojmë të mbajmë një klub futbolli është vështirë të menaxhohen të gjithë gjërat, por është e lehtë të kemi top futbolli për secilin. Nëse doni të keni talent, ata të gjithë kanë nevojë për së paku një top futbolli dhe kjo është ideja e këtij eventi, secili ka nga një top. Ky është vetëm hapi i parë dhe më i lehtë dhe për këtë sollëm topat. Por ne do të vazhdojmë me infrastrukturë, do të ndërtojmë akademinë. ”, deklaroi drejtori sportiv i KF Shkëndija, Mathias Walter.

Ndryshimet e mëdha që ndodhën në KF Shkëndija këtë verë kur si sponsor hyri kompania Ecolog, hapën një faqe të re në historikun e skuadrës tetovare. Drejtuesit e rinjë që para se të marin drejtimin e skuadrës përpiluan plan afatgjatë për zhvillimin e ekipit dhe në të cilin mes tjerash hyn zhvillimi i infrastrukturës dhe krijimi i një akademie profesionale për punën me grupmoshat e reja. Këta plane janë plasuar në opinion dhe interesimi rreth ekipit tetovar ka marë përmasa të mëdha, duke kaluar madje kufijtë e Maqedonisë dhe duke arritur edhe në vendet më të zhvilluara evropiane. Javë më parë Shkëndija u vizitua nga miqë të kryesisë nga Zvicra, të cilët duke parë se bëhet fjalë për projekt serioz kanë vendosur që të ndihmojnë ekipin dhe këtë projekt madhështor në mënyrë simbolike. Gjithsej 125 topa futbolli janë ndarë për grupmoshat e Shkëndijës, të cilët janë të mirëseardhur për punën me kategori. Drejtori sportiv, Mathias Walter të dielën ka ndarë nga një top futbolli për secilin futbollist të grupmoshave të reja, si hap të parë për përmirësimin e kushteve për shpresat e klubit. “Ideja e këtij eventi është lehtë të shpjegohet. Nëse startojmë të mbajmë një klub futbolli është vështirë të menaxhohen të gjithë gjërat, por është e lehtë të kemi top futbolli për secilin. Nëse doni të keni talent, ata të gjithë kanë nevojë për sepaku nje top futbolli dhe kjo është ideja e këtij eventi, secili ka nga nje top. Ky është vetëm hapi i parë dhe më i lehtë dhe për këtë sollëm topat. Por ne do të vazhdojmë me infrastrukturë, do të ndërtojmë akademinë. Mirëpo këto gjëra do të vijnë pak më vonë pasi nuk mvaren vetem prej neve dhe për këtë sot nisëm me topat e futbollit. Pra secili fëmijë mund të ushtrojë tani dhe për këtë arsye filluam me këtë akcion”, deklaroi drejtori sportiv i KF Shkëndija, Mathias Walter.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *