Home / Lajme / Maqedoni / 14 këshilltarë kalojnë në partinë e Stevços

14 këshilltarë kalojnë në partinë e Stevços

Shkup, 13 Tetor – Partia Opsioni qytetar për Maqedoninë (GROM), përmes një konference për shtyp sot ka informuar për kalimin e 14 këshilltarëve nga disa pushtete lokale nga Maqedonia.

Mediave u është drejtuar kryetari i partisë Stevço Jakimovski i cili ka thënë se përkrah interesave mes qytetarëve, ngritja e GROM siguron personalitete që direkt janë të involvuar në jetën shoqërore, përmes pjesëmarrjes në pushtetin lokal, ndërsa me vetë-iniciativë janë përfshirë njëherësh në opsionin qytetar të Maqedonisë.

“Deri në këtë moment në partinë GROM kanë zbarkuar 14 këshilltarë nga parti tjera politike dhe këshilltarë të pavarur. Dua njëherësh t’ua kumtoj emrat e anëtarëve të këshillit tanimë në Opsionin qytetarë për Maqedoninë.

Është Dushica Seizova – Jovanoviq , tani një konsulent i pavarur në Këshillin e Kumanovës, na është bashkuar dhe Dragi Karaxhiski, gjithashtu këshilltar i pavarur. Pastaj, Boban Mlladenovski, tanimë një anëtar i Partisë përparimtare serbe, këshilltar në Nagoriçanë i Vjetër, pastaj Lupço Nastoski , deri më tani një konsulent i pavarur në Këshillin e Ohrit, pastaj Goran Efremov i cili ishte një anëtar i PRSD-së… “, ka thënë Jakimovski.

Nga Kavadari ka shtuar Jakimovski arrijnë dy këshilltarë të pavarur Dimtar Zharkov dhe Zllatko Jovanov, ndërsa nga Këshilli i Kisella Vodës është bashkangjitur Çedomir Sazdovski. “Nga Karposhi na bashkëngjiten Zoran Popovski, Dobrila Andonovska, Dejan Dimkovski, Goran Mihailov dhe Robert Zivadinoviç.

Unë dua që të gjithë ata t’i falënderoj për mbështetjen e tyre që njëherësh mbështetën edhe listat e këshilltarëve.Këta këshilltarë do të vazhdojnë të luftojnë për interesat e këshillave të qytetarëve që janë anëtarë, por nën flamurin e opsionit qytetarë për Maqedoninë (GROM) “, tha në konferencën për shtyp, kryetari i Opsioni i qytetarëve për Maqedoninë Stevço Jakimovski.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *