Home / Lajme / Maqedoni / 1,8 milionë mund të ketë rënë numri i popullsisë

1,8 milionë mund të ketë rënë numri i popullsisë

17 tetor-Kjo shifër mund të jetë e përafërt me numrin e popullsisë aktuale, pasi që në këtë fond janë të regjistruar gati gjithë popullsia e vendit, që shfrytëzon shërbimet shëndetësore. Sipas të dhënave të këtij fondi, në dhjetor të 2012 ishin regjistruar 1.744.237 qytetarë të siguruar për shërbime shëndetësore dhe kjo shifër mund të jetë e përafërt me numrin e popullsisë aktuale në vend.

Në Maqedoni mund të jetojnë rreth 1,8 milionë banorë dhe këto shifra janë të nxjerrura nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Kjo shifër mund të jetë e përafërt me numrin e popullsisë aktuale, pasi që në këtë fond janë të regjistruar gati gjithë popullsia e vendit, që shfrytëzon shërbimet shëndetësore. Sipas të dhënave të këtij fondi, në dhjetor të 2012 ishin regjistruar 1.744.237 qytetarë të siguruar për shërbime shëndetësore dhe kjo shifër mund të jetë e përafërt me numrin e popullsisë aktuale në vend.

Shkaqet e rënies drastike të numrit të popullsisë është trendi i largimit për qëllime azili dhe pune në vendet e Bashkimit Evropian pas heqjes së vizave. Viteve të fundit bëhet e ditur për një numër të madh të qytetarëve që për shkaqe sociale dhe ekonomike braktisin vendin.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 për qind maqedonas, 25,17 për qind shqiptarë, 3,85 turq, 2,66 romë, 1,78 serb dhe komunitete tjera pakicë. Vitin e kaluar u anulua regjistrimi i planifikuar i popullsisë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit lidhur me realizimin e procesit dhe metodës së regjistrimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *