Home / Lajme / Maqedoni / 4 vjet burg për Kezharovskin

4 vjet burg për Kezharovskin

21 tetor-Aktgjykimin sot e miratoi Këshilli gjyqësor i Gjykatës Penale, në krye me gjykatësen Dijana Gruevska-Ilievska.
Të akuzuarit tjerë mes të cilëve kishte edhe gjykatës, avokatë dhe prokurorë u dënuan me dënim me burg prej 1 deri 5 vjet.

– Gazetari i “Nova Makedonija” Tomisllav Kezharovski, i dyshuar për lëndën “Likuidimi”, është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg, për shkak të publikimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Oreshe” në gazetën “Reporter 92”.

Aktgjykimin sot e miratoi Këshilli gjyqësor i Gjykatës Penale, në krye me gjykatësen Dijana Gruevska-Ilievska.

Të akuzuarit tjerë mes të cilëve kishte edhe gjykatës, avokatë dhe prokurorë u dënuan me dënim me burg prej 1 deri 5 vjet.

Sabedin Xhini-Hofman sot u dënua me një vit e gjashtë muaj burg, ish gjykatësi hetues Valentin Zafirov u dënua me 5 vjet e gjashtë muaj dënim me burg, prokurori Ivica Efremov u dënua me dënim të njëjtë si Kezharovski. Gjykatësi i pensionuar suprem Boris Nikollovski do të qëndroj në burg një vit, Jane Pavlovski u dënua me 1,6 vjet burg, ndërsa ish gjykatësi i Gjykatës së Velesit Sashko Llazarov u dënua me dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti.

Të akuzuarit, në procesin gjyqësor që zgjati dy muaj, në fjalimin e tyre përfundimtare thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan nga gjykata t’i lirojë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *