Home / Lajme / Maqedoni / 7 vjet nga vrasja e Isa Likës

7 vjet nga vrasja e Isa Likës

20 tetor-Në emër të familjes, në këtë përkujtim foli Hazbi Lika, i cili theksoi se Isa kishte diçka të veçantë nga të gjithë ne dhe kur bëhej fjalë për çështje të atdheut, ai asnjëherë nuk dinte të thoshte jo.

Me akademi përkujtimore të shtunën është shënuar 7 vjetori i rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Isa Lika, i njohur si Komandat Iliri. Në emër të familjes, në këtë përkujtim foli Hazbi Lika, i cili theksoi se Isa kishte diçka të veçantë nga të gjithë ne dhe kur bëhej fjalë për çështje të atdheut, ai asnjëherë nuk dinte të thoshte jo. Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Iliri asnjëherë nuk mendonte se çka do të përfitonte nga kjo luftë, ai donte që të mos dal i koritur nga e njëjta. Ndërsa Fazli Veliu në emër të shoqatës së veteranëve të luftës të UÇK-së tha se Isa ishte i veçantë nga të gjithë. “Ai edhe nën emblemën e UÇK-së të Kosovës dhe UÇK-së sonë dha kontribut të madh për lirin e këtij vendi”, tha Veliu. Fjalë përshëndetëse në këtë akademi mbajtën edhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi , ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi. Më pas u vendosen edhe kurora lulesh mbi varet e dëshmoreve të kombit në afërsi të varrezave muslimane në Tetovë. Ndryshe, Isa Lika u vra më 19 nëntor të vitit 2006, në rrethana ende të pasqaruara, kurse autorët mbeten enigmë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *