Home / Lajme / Maqedoni / 86 kg marijuanë kapen në aksin rrugor Ohër – Shkup

86 kg marijuanë kapen në aksin rrugor Ohër – Shkup

03 Tetor – Policia ka zbuluar 86 kilogram drogë të llojit marijuanë në aksin rrugor Ohër – Shkup, vetëm disa kilometra në dalje të Strugës.

Policia theksoi se, 34 vjeçari nga Struga me inicialet S.A në ora 01.00 pasmesnate kishte refuzuar të zbatojë urdhërin e policisë, me ç`rast patrulla policore menjëherë është vënë në kapjen e tij. 34 vjeçari nga shpejtësia e madhe me makinën e tij “Audi” ka rrëshqitur nga rruga duke rënë në një humnerë.

Autoritetet policore theksuan se kishin njohuri paraprake për transportin e kësaj sasie të drogës, që ishte siguruar në Ohër dhe që kishte destinacion Shkupin.

Shoferi i makinës ka pranuar se për transportin e saj do të paguhej 1070 euro. Në makinën e tij u gjetën 7 pako me drogë të llojit marijuanë. Sipas MPB, sasia e drogës së konfiskuar në narko tregun e brendshëm kap një vlerë prej 250 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *