Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti drekë pune me ambasadorin e SHBA-ve Poll Uollers

Ahmeti drekë pune me ambasadorin e SHBA-ve Poll Uollers

18 tetor-Rekomandimi i BE që Maqedonia të filloj negociatat për anëtarësim është edhe një dëshmi e investimit të madh të komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni dhe paraqet dëshmi që vendi jonë është akoma në agjendën evropiane.Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave, por insistoi në përqëndrimin e forcave vendore dhe ndërkombëtare në zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesa kryesore dhe më e rëndësishme në rrugën drejt NATOsë dhe BEsë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe Ambasadori Amerikan në Maqedoni, z. Poll Volers, diskutuan për zhvillimet të fundit politike në vend e rajon gjatë një dreke pune.Ambasadori Amerikan shprehu interesim rreth vizitave të Kryetarit Ahmeti në Bruksel, Hagë dhe Pariz si dhe për vlerësimin e Kryetarit Ahmeti rreth raportit të Komisionit të BE për Zgjërim rreth përprarimit të Maqedonisë.Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin Volers rreth takimeve të nivelit të lartë në kryeqendrat Evropiane, por edhe në institucionet e Bashkimit Evropian, duke shprehur kënaqësinë nga të gjitha takimet e zhvilluara dhe gatishmërisë së bashkëbiseduesve që ta ndihmojnë Maqedoninë.Por, në mënyrë që miqtë tanë ndërkombëtar në Bruksel dhe në Vashington të na ndihmojnë, ne do të duhet të përmbushim detyrat tona dhe t’ia lehtësojmë punën komunitetit ndërkombëtar. Rekomandimet e përfshira në raportin e përparimit do të duhet që të pranohen dhe realizohen për të arrirë efektin e dëshiruar në samitin e dhjetorit të BE. Rekomandimi i BE që Maqedonia të filloj negociatat për anëtarësim është edhe një dëshmi e investimit të madh të komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni dhe paraqet dëshmi që vendi jonë është akoma në agjendën evropiane.Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave, por insistoi në përqëndrimin e forcave vendore dhe ndërkombëtare në zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesa kryesore dhe më e rëndësishme në rrugën drejt NATOsë dhe BEsë. BDI është partnere e BE dhe SHBA në realizimin e këtij synimi por edhe në instalimin e mëtutjeshëm të demokracisë së mirëfilltë në Maqedoni.Ambasadori Amerikan përsëriti mbështetjen amerikane për perspektivat EuroAtlantike të Maqedonisë duke nënvizuar nevojën e arritjes së përparimit drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, por njëkohësisht edhe të adresimit të rekomandimeve në raportin e progresit në lidhje me reformat në gjyqësor, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupcionit, lirinë e mediave, etj.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *