Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Emri kërkon konsensus politik dhe etnik (VIDEO)

Ahmeti: Emri kërkon konsensus politik dhe etnik (VIDEO)

Shkup, 24 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup, ka realizuar takimin e parë me Komisioneren e Lartë të OSBE për komunitete, Astrid Thors.

Siç thuhet në njoftimin e BDI-së, bashkëbiseduesit diskutuan rreth integrimit të komuniteteve në Maqedoni, ndërsa mysafirja e lartë shprehu interesim gjithashtu edhe për raportin e progresit të Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
Ahmeti e falenderoi Thors për vizitën dhe i uroi sukses dhe shëndet në detyrën e re dhe misionin e saj. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë në mënyrë intenzive sikur edhe me paraardhësin e saj, Vollebek.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti foli për specifikat e Maqedonisë dhe karakterit multietnik, me ç’rast nevojitet përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve midis komuniteteve që paraqesin shtyllën e stabilitet të shoqërisë.Thors shprehu interesim për bashkëpunim të përafërt në afirmimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe pranueshmërisë së saj nga të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh prejardhjen etnike.Duke folur për marrëdhëniet ndërfqinjësore, bashkëbiseduesit u përqëndruan në çështjen e emrit si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha me të gjithë fqinjët. Ahmeti theksoi përparimin e arritur në integrimin e komunitetit shqiptar pas vitit 2001, por gjithashtu nënvizoi që të gjitha këto të arritura po rrezikohen nga status quo-ja në drejtim të integrimeve EuroAtlantike. Të gjitha forcat progresive ndërkombëtare janë të angazhuara për të ndihmuar palët dhe për të ulur tensionet… të angazhohemi në kërkim të zgjidhjes drejt kompromisit. Çështja e emrit kërkon konsensus politik dhe etnik dhe kjo na bën më të ndërgjegjshëm, më të përgjegjshëm. Ju të gjithë jeni dëshmitarë se para 7-8 vjetësh, vetë partneri që bashkëqeverisim sot, organizoi referendum kundër ndarjes territoriale. Mirëpo, një gjë e tillë nuk mund të rikthehet pas, sepse kërkon konsensus etnik. Ne jemi të përgjegjshëm se çështja e emrit, çështja e kompromisit kërkon konsensus etnik dhe duhet të jemi të dobishëm, pa emocione, larg emocioneve por drejt kërkimit të zgjidhjes dhe mbylljes së problemit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *