Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti falënderon NATO-në për Marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)

Ahmeti falënderon NATO-në për Marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)

10 Tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar sot selinë e NATO ku ka realizuar takime zyrtare me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Aleksander Vershbau, si dhe ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Teri Stamatopulos.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të hapur ku bashkëbiseduesit shkëmbyen opinionet e tyre rreth perspektivave EuroAtlantike të Maqedonisë. Z. Vershbau theksoi që dera e NATOsë mbetet e hapur për Maqedoninë, por për ta kaluar pragun do të duhet të zgjidhet çështja e emrit. NATO inkurajon autoritetet në Maqedoni që të bëjnë përpjekje të shtuara drejt arritjes së kompromisit në mënyrë që të përmbushet zotimi i NATOs nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008.Kryetari Ahmeti falëmnderoi NATOnë për gjithë angazhimin e deritanishëm duke theksuar që pa angazhimin e NATOsë, BEsë dhe SHBAve, nuk do të kishte Marrëveshje të Ohrit, por as paqë e stabilitet në Maqedoni e rajon.Vlerësimi jonë është që palët në kontest janë afër zgjidhjes dhe që në këto momente vendimtare ka nevojë për përfshirjen e pales së tretë, me një rol të theksuar të NATOsë, në lehtësimin e dialogut drejt arritjes së kompromisit.Pas prezentimit të Kryetarit Ahmeti për rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATOsë dhe angazhimin e aleancës në tejkalimin e dallimeve midis palëve në kontest, Vershbau theksoi mundësinë që Këshilli i NATOsë, i përbërë nga 28 vendet anëtare të Aleancës, ta vizitojë Maqedoninë dhe të thekson nevojën për marrjen e vendimeve nga autoritetet vendore në mënyrë që të kalohet pragu i derës së hapur të NATOsë, me ç’rast inkurajoi zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit. Kryetari Ahmeti inkurajoi dhe mirëpriti një vizitë të tillë që konfirmon faktin që Maqedonia mbetet në sferën e interesit të Aleancës Veriperendimore. Ahmeti theksoi që për ne, NATO është ideal dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër për të ardhmën e Maqedonisë, por edhe të rajonit sepse në këtë mënyrë përforcohen marrëdhëniet ndërtetnike në vend, Marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore si dhe kriojohen kushte për zhvillim ekonomik. Z. Vershbau mirëpriti këto përcaktime strategjike të Z. Ahmeti dhe nënvizoi bindjen që Maqedonia e ka vendin në NATO.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *