Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti I brengosur për vonesat me eurointegrimet

Ahmeti I brengosur për vonesat me eurointegrimet

8 TETOR-“Vonesa gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë dhe dinamikën e reformave të kërkuara nga BE. Andaj, ashtu siç bashkarisht e ndërtuam paqën dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, bashkarisht, me ndihmën e Brukselit, Uashingtonit dhe vendeve anëtare të BE, do të duhet edhe ta zgjidhim pengesën serioze që po e mban peng rrugën Euroatlantike të Maqedonisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen më aktive të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve mike siç është Holanda”, tha Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës zhvilloi takim zyrtar me ministrin e Jashtëm, Frans Timermans.Shefi i diplomacisë holandeze i uroi mirësardhje Ahmetit dhe shprehu vlerësimin e tij të lartë për rolin e tij në stabilitetin e vendit dhe ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike në Maqedoni.Kryetari i BDi-së Ahmeti falënderoi ministrin holandez për kohën e ndarë dhe shprehu mirënjohje të lartë për rolin që Holanda e ka në vendosjen e paqës dhe ngritjen e institucioneve demokratike në Maqedoni dhe në rajon.Eksponentët holandez, si Maks Van Der Shtul, Nikolas Biegman, Piter Feith, Robert Seri dhe të tjerë kanë kontribuar shumë në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në dekadën pas arritjes së paqës dhe për këtë, Ahmeti falënderoi ministrin Timermans dhe Holandën.Por, Ahmeti shfaqi brengosjen që këto të arritura të mëdha të përbashkëta që janë siguruar nëpërmjet të partneritetit me komunitetin ndërkombëtar, mund të rrezikohen nga vonesat për anëtarësim të Maqedonisë dhe NATO dhe në Bashkimin Evropian. “Vonesa gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë dhe dinamikën e reformave të kërkuara nga BE. Andaj, ashtu siç bashkarisht e ndërtuam paqën dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, bashkarisht, me ndihmën e Brukselit, Uashingtonit dhe vendeve anëtare të BE, do të duhet edhe ta zgjidhim pengesën serioze që po e mban peng rrugën Euroatlantike të Maqedonisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen më aktive të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve mike siç është Holanda”, tha Ahmeti.Ministri Timermans theksoi mbështetjen parezervë të Holandës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe inkurajoi palët për arritje sa më të shpejtë të kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Si njohës shumë i mirë i rrethanave në vend dhe rajon, ministri Timermans theksoi nevojën për zhvillim të politikave integruese, pajtuese dhe jo nacionaliste për përfitime politike në lidhje me këtë çështje dhe të ardhmën e vendit.Ai theksoi që do të kontaktoj me kolegët e vet në Bashkimin Evropian dhe do të flas për nevojën për ta zgjidhur këtë kontest në mënyrën më të mirë të mundshme si pjesë e agjendës Evropiane për zgjërim. Por, njëkohësisht edhe nënvizoi nevojën e shfaqjes së vullnetit politik të palëve për të arritur kompromis dhe të shtimit të përpjekjeve për zgjidhje.Timermans gjithashtu ngriti çështjen e lirisë së shprehjes dhe të mediave në Maqedoni, si një shqetësim për vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *