Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Maqedonia drejt integrimit dhe izolimit (VIDEO)

Ahmeti: Maqedonia drejt integrimit dhe izolimit (VIDEO)

Në përfundim të vizitës zyrtare në Bruksel, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar drejtorin e ri të Drejtorisë për Zgjërim të Bashkimit Evropian, Kristian Denielson, më pas ka shtruar një drekë pune me Përfaqësuesit e Përhershëm të Greqisë dhe të Bulgarisë në Bashkimin Evropian, gjithashtu ka vizituar edhe Ambasadën e Gjermanisë në NATO, qendrën Diplomatët e Pavarur si dhe Ministrinë e Jashtme të Belgjikës.

Kryetari Ahmeti, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim uroi Drejtorin Denielson për detyrën e re dhe shfaqi shpresën që Maqedonia të marrë datën për fillim të negociatave gjatë mandatit të tij. Lideri i BDI-së vazhdoi me elaborimin e arritjeve të përbashkëta të Maqedonisë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, por ritheksoi edhe në këtë takim që të gjitha këto rrezikohen nga moszgjidhja e çështjes së emrit.Ahmeti theksoi që Maqedonia gjendet para zgjedhjes midis dy rrugëve, integrimit ose izolimit. Ne kemi zgjedhur rrugën e integrimit si alternativa e vetme për të ardhmën e përbashkët të të gjithë qytetarëve në Maqedoni.Pikërisht për këtë zgjedhje duhet që të diskutohet në shoqërinë tonë me guxim dhe largpamësi si dhe të prezentohen të gjitha argumentet pro dhe kundër rrugës së integrimit ose izolimit.Në drekën me Ambasadorët e Bulgarisë dhe Greqisë në BE, Ahmeti kërkoi që të intensifikohet dialogu midis fqinjëve dhe të ulën palët për të diskutuar rreth çështjeve të hapura në mënyrë që të zgjidhën ditë më parë.Ndërsa, në Ambasadën Gjermane në NATO dhe në Ministrinë e Jashtme të Belgjikës, por edhe në qendrën Diplomatët e Pavarur, Kryetari Ahmeti nënvizoi nevojën e përfshirjes së drejtpërdrejtë të institucioneve të BE, por edhe të vendeve anëtare të BE, në intensifikim e negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe arritjes së zgjidhjes sepse vetëm kështu garantohen arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, paqa, stabiliteti dhe siguria, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet ndërfqinjësore, por edhe mundësohet mirëqenia shoqërore dhe zhvillimi ekonomik.Të gjithë bashkëbiseduesit gjatë takimeve të Kryetarit Ahmeti në Bruksel, Hagë dhe Pariz kanë mirëpritur aktivitetet diplomatike të Ahmetit, duke thënë që këto përpjekje konstruktive për vendin janë të mirësardhura dhe po e rikthejnë Maqedoninë në vëmendjen e kryeqendrave evropiane.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *