Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti sot takime në Hagë, nesër në Bruksel

Ahmeti sot takime në Hagë, nesër në Bruksel

7 tetor-Delegacioni i BDI-së nesër do të kthehet në Bruksel ku do të vijojnë takimet me Aleksander Vershbau, zëvendës – sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Kristian Denielson – drejtori i sapoemëruar për Zgjerim i BE, si dhe takime me përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare të BE. Kjo vizitë ishte pjesë e turneut të kreut të BDI-së në disa vende të BE-së.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për evrointegrime, Fatmir Besimi sot ka nisur vizitën zyrtare në Hagë, ndërsa nesër vizitë në Bruksel.

Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sot janë paraparë takime të ndara me përfaqësues të ministrisë holandeze të mbrojtjes, ndërsa nesër është paraparë takimi me ministrin e jashtëm të Holandës, Frans Timermans. Gjithashtu është paraparë edhe një fjalim i Ahmetit para komisioneve parlamentare holandeze për politikë të jashtme dhe çështje evropiane.

Delegacioni i BDI-së nesër do të kthehet në Bruksel ku do të vijojnë takimet me Aleksander Vershbau, zëvendës – sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Kristian Denielson – drejtori i sapoemëruar për Zgjerim i BE, si dhe takime me përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare të BE. Kjo vizitë ishte pjesë e turneut të kreut të BDI-së në disa vende të BE-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *