Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadorin e ri të Suedisë (VIDEO)

Ahmeti takoi ambasadorin e ri të Suedisë (VIDEO)

Tetovë, 28 tetor – Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit me ç’rast Kryetari Ahmeti theksoi dallimet midis partive politike shqiptare dhe ato maqedonase në interpretimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e ri të Suedisë në Maqedoni, Mat Staffansson.Ambasadori Stafanson theksoi dëshirën që ti vazhdoj marrëdhëniet shumë të mira të Ambasadës Suedeze në Shkup me Kryetarin Ahmeti dhe theksoi që Ahmeti mbetet mik i Suedisë. Ahmeti i uroi mirëseradhje dhe i dëshiroi sukses Ambasadorit Stafanson në detyrën e re duke siguruar vazhdimësi të bashkëpunimit të afërt të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth çështjes së emrit, marrëveshjes së Ohrit si dhe rekomandimeve të komisionit evropian për zgjërim si dhe dinamikës së integrimit të vendit në Bashkimin Evrropian dhe në NATO. Ambasadori Suedez nënvizoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike si dhe për plotësimin e standardeve të parapara në raportin e BE për përparimin e Maqedonisë. Kryetari Ahmeti theksoi nevojën që institucionet e Bashkimit Evropian të kyçen në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit bashkë me vendet anëtare, në bashkëpunim me SHBA dhe NATO, sepse Maqedonia është investim i përbashkët i Shkupit, Brukselit dhe Vashingtonit.Por, tash Maqedonia gjindet para zgjidhjes së vazhdimit të sukseseve dhe të integrimit ose ti rrezikojë këto të arritura të përbashkëta, andaj dhe nevojitet angazhim i shtuar i miqve ndërkombëtar për ta lehtësuar arritjen e kompromisit. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit me ç’rast Kryetari Ahmeti theksoi dallimet midis partive politike shqiptare dhe ato maqedonase në interpretimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *