Home / Lajme / Maqedoni / Akuza në keshillin e Tetovës (VIDEO)

Akuza në keshillin e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 31 tetor – Edhe në seancën e sotme ka pasur akuza dhe kundërakuza mes këshilltarëve të PDSH-së dhe BDI-së.

Këshilltarët e këtyre dy partive thyen shtizat për raportin kuartal për realizimin e buxhetit të komunës. Propozimi për ridestinimin e mjeteve ku 18 përqind e mjeteve të buxhetit të parapara për ujësjellësin e Tetovës, gjashtë përiqnd të shkojnë për rrogat e puntorëve.

Koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së Durim Luma ka akuzuar udhëheqësinë e tanishme që të mos largojnë të hollat e një investimi kapital duke i redistinuar për rrogat e punëtorëve, raporton Tv KOHA.

Fjalim ka patur kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila tha se buxheti komunal është keqmenaxhuar prandaj bëhen këta ridestinime.

Rebalansi i buxhetit të komunës së Tetovës bëhet për shkak të ridestinimit të mjeteve për rrogat e administratës dhe puntorëve të tjerë që janë nën ingerencë të komunës. Ky propozim morri shumicën e votave në këshill.Në seancën e këshillit komunal përfaqësues të Sektorit për punë të Brendëshme kanë dhënë raport gjashtë mujor në lidhje me gjendjen e sigurisë në qytetin e Tetovës, njofton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *