Home / Lajme / Maqedoni / Albafone: Tre kompanitë tjera celulare tash e kuptojnë çfarë peshe kemi ne si komb dhe si treg

Albafone: Tre kompanitë tjera celulare tash e kuptojnë çfarë peshe kemi ne si komb dhe si treg

19 Tetor – Hyrja në tregun e telefonisë celulare e kompanisë “Albafone” a ndikuar edhe tre kompanitë tjera celulare të ndryshojnë qasjen ndaj klientëve shqiptarë. Kështu thuhet në kumtesën e fundit të kompanisë “Albafone”.

Pa kaluar akoma një javë nga fillimi i punës së Albafone, është duke u bërë revolucion me tregun e telekomunikimit në Maqedoni. Qëllimi po arrihet, shqiptarët po trajtohen më mirë. Shërbimet janë përmirësuar në pikat e shitjes së konkurentëve tanë më të mëdhenj. Numri i shqiptarëve të punësuar po shtohet çdo ditë, dhuratat dhe beneficionet që u jepen shqiptarëve po shtohen çdo ditë, dhe më e rëndësishmja, tani kanë filluar ta kuptojnë sa të rëndësishëm dhe çfarë peshë kemi ne si komb e si treg.

Para disa ditësh filluan të lëshojnë SMS në gjuhën shqipe për herë të parë në histori, t’i thërrasin shqiptarët në telefon t’u ofrojnë kontrata të reja me beneficione shtesë (iPhone 5s – sa mirë), dhe tani kanë filluar t’i thërrasin njerëzit në telefon dhe t’i pyesin “A ju pëlqen Albafone?”, “Çka ju pëlqen te Albafone?”, “A do ta ndërroni numrin tuaj në Albafone?”.

Por ne nuk jemi këtu që dje, i mbajmë mend të gjitha vitet e kaluara, të gjitha trajtimet e padrejta, të gjitha refuzimet dhe nënvlerësimet. Sepse mund ta bënin atë, por jo më!”, përfundon kumtesa e Albafone.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *