Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti vazhdon përpjekjet diplomatike për eurointegrimin e Maqedonisë me vizitën në Bruksel

Ali Ahmeti vazhdon përpjekjet diplomatike për eurointegrimin e Maqedonisë me vizitën në Bruksel

1 Tetor – Gjatë qëndrimit në Bruksel Ahmeti do të takohet me komisarin evropian për zgjerim të Unionit, Shtefan Fyle, drejtorin për Evropë dhe Azi në shërbimin e jashtëm të BE-së, Luiz Filipe Fernandez De La Penja, këshilltarët politik të kryetarit të BE-së, Van Rompuj, eurodeputetin nga partitë e djathta, Eduard Kukan, eurodeputetin nga partitë e majta, Riçard Houit, i cili njëherit është edhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe shefi i Kabientit të tij, Artan Grubi sot fillon vizitën zyrtare në Bruksel në prag të kumtimit të Raportit të progresit të Maqedonisë nga BE-ja, më 16 tetor dhe Panairit të Dhjetorit të Unionit.

Vizita e Ahmetit në Bruksel, Paris dhe Hagë është vazhdim i përpjekjeve të kombinuara vendore dhe ndërkombëtare për ta nxitur procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Me rastin e vizitës në Bruksel, Ahmeti në Qendrën për studim të politikave evropiane do të organizojë tryezë të rrumbullakët për perspektivat e Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit në Bruksel Ahmeti do të takohet me komisarin evropian për zgjerim të Unionit, Shtefan Fyle, drejtorin për Evropë dhe Azi në shërbimin e jashtëm të BE-së, Luiz Filipe Fernandez De La Penja, këshilltarët politik të kryetarit të BE-së, Van Rompuj, eurodeputetin nga partitë e djathta, Eduard Kukan, eurodeputetin nga partitë e majta, Riçard Houit, i cili njëherit është edhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Vizita do të vazhdojë në Paris, ku Ahmeti do ta vizitojë rezidencën presidenciale ne Pallatin e Eliseut dhe do të ketë mundësi të takohet me këshilltarin e BE-së për Ballkanin, Fabien Penone, që t’i falënderohet presidentit Oland për qëndrimet e tij lidhur me kontestin për emrin, si dhe t’i bëjë thirrje Francës që edhe më aktivisht të kyçet në zgjidhjen e tij.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Ahmeti do ta vizitojë edhe Holandën, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Frans Timemrman, ndërkaq do të realizojë edhe takime të tjera në Holandë, por edhe në Francë.

Në fund të vizitës së tij Ali Ahmeti do të kthehet në Bruksel, për t’u takuar me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Aleksandar Vershbau, me të cilin do të bisedojë për nevojën urgjente për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe për nevojat për angazhim më të madh ndërkombëtar.

Në Bruksel, Ahmeti do të takohet edhe me drejtorin e sapoemëruar të përgjithshëm për zgjerim, Kristian Danielson, i cili do të organizojë drekë për disa përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *