Home / Sport / Anceloti mendon të pensionohet

Anceloti mendon të pensionohet

“Mund të them vetëm që pas skadimit të kontratës me Realin do të mendohem gjatë për të marrë një vendim. Gjithsesi, mund t’ju them që një prej alternativave është edhe dalja në pension”, ka deklaruar ai për mediat italiane.

Real Madrid mund të jetë klubi i fundit i Carlo Ancelottit. Strategu italian ka paralajmëruar se pas skadimit të kontratës me klubin spanjoll ka gjasa ta braktisë futbollin. “Mund të them vetëm që pas skadimit të kontratës me Realin do të mendohem gjatë për të marrë një vendim. Gjithsesi, mund t’ju them që një prej alternativave është edhe dalja në pension”, ka deklaruar ai për mediat italiane. Ish trajneri i Milanit, Chelseas dhe Paris Saint Germain ka lavdëruar skuadrën e Romës për startin fantastik që ka bërë këtë sezon në Serie A. “Jam i kënaqur për ecurinë e Romës dhe për trajnerin Garcia të cilin e njoh personalisht. Nëse Milani nuk fiton, shpresoj që një gjë të tillë ta bëjë Roma”, ka deklaruar Ancelotti.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *