Home / Sport / Ancelotti: Reali luajti më mirë

Ancelotti: Reali luajti më mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se ekipi i tij e kontrolloi ‘el Clasicon’, përkundër humbjes prej 2-1 nga Barcelona.

Los Blancos pranuan gol në pjesën e parë (Neymar), por në të dytën patën disa raste, madje edhe një moment të dyshimtë penaltie, por Alexis shoi çdo shpresë të tyre, përkundër golit të vonshëm nga Jese Rodriguez.

“Gjysma e dytë ishte e shkëlqyer: ne bëmë presion dhe luajtëm më mirë. Ne patëm kontrollin e ndeshjes”.

“Mendoj se penaltia ishte shumë e qartë, vetëm arbitri nuk e pa”.

“Ishte një ndeshje fantastike në një atmosferë fantastike. Padyshim që deshëm të fitojmë, por ishte një test i mirë”, u ka thënë italiani gazetarëve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *