Home / Sport / Ancelotti: Realit nuk i mungon Ozil

Ancelotti: Realit nuk i mungon Ozil

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se nuk ndihet aspak mungesa e Mesut Ozil te klubi mbretëror, përkundër paraqitjeve imnpresive të gjermanit në fanellën e Arsenalit.

Që prej largimit nga Bernabeu, Ozil për Arsenalin ka shkëlqyer duke ndihmuar klubin londinez të jetë në maje të tabelës së Ligës Premier dhe në Grupin F të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, kjo nuk i lë përshtypje aq Carlitos.

“Nuk pendohem për largimin e Ozil. Unë i dëshiroj atij shumë fat, por ne nuk kemi nevojë për të pasi që jemi mirë në sulm edhe pa atë”.

“Ne po shënojmë shumë gola, por neve na duhet balanci pasi që po pranojmë shumë gola. Ne duhet të përshtasim më shumë ekipin”, është shprehur Ancelotti para ndeshjes ndaj Levantes.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *