Home / Lajme / Maqedoni / Arifi në konferencë për decentralizimin (VIDEO)

Arifi në konferencë për decentralizimin (VIDEO)

Tetovë, 24 tetor – Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në Konferncën e dytë mbi bashkëpunimin e decentralizuar , Francë- Ballkan e cila zhvillohet në Tiranë me 24 dhe 25 tetor.

Në debatin hyrës në temën Ballkani Perëndimor në perspektivën e pranimit në Bashkimin Evropian- çfarë vlere i shtohet bashkëpunimit të decentralizuar, kryetarja Teuta Arifi theksoi që realiteti i bashkëpunimit të suksesshëm evropian, politik dhe rajonal, për më shumë se pesëdhjetë vjet, tregon që Bashkimi Evropian është shumë aktiv në ndihmën që i ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e demokracisë dhe të bashkëpunimit, më të ngushtë, ndërkohë që nxit një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon. “Një nga modalitetet që aplikon BE është bashkëpunimi i decentralizuar i cili mundëson marrëdhëniet e dyanshme ndërmjet zonave të ndryshme me qëllim të promovimit të zhvillimit lokal duke përfshirë një shumëllojshmëri te aktorëve lokalë, duke nisur nga shoqatat, bizneset, universitetet, për të arritur te qytetari. Ky model kontribuon në lehtësimin e dialogut dhe pajtimit ndërmjet territoreve historikisht konfliktuale si dhe i ofron bashkëpunimit një shumëllojshmeri të know-how të subjekteve të ndryshme që gjenden në territore të ndryshme por njëkohësisht lehtëson dialogun dhe konsultimet midis paleve të njejta.” nënvizoi Arifi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *