Home / Lajme / Maqedoni / Armata e Maqedonis mbetet në Afganistan (VIDEO)

Armata e Maqedonis mbetet në Afganistan (VIDEO)

24 tetor – Armata e Maqedonisë do të mbetet në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit ISAF të Aleancës veri-atlantike (NAK) dhe atë, sipas të gjitha gjasave, në kontingjentin gjerman.

Këtë dje e konfirmoi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimit të Këshillit veri-atlantik të NATO-s që në selinë e Aleancës u mbajt me jo-NATO kontribuueset në misionin në Afganistan.
-Në kuadër të takimit të rregullt të NAK në NATO, në formatin ISAF patëm takim të rregullt ku kishim mundësi ta dëgjojmë raportin e komandantit kryesor të komandës së ISAF-it lidhur me përgatitjet për transformim të Misionit në Afganistan, të quajtur “post-ISAF 2014” dhe e harmonizuam dhe sollëm plan të aksionit të komandës kryesore për planifikim të misionit të ardhshëm, theksoi minsitri Xhaferi.
Sipas njeriut të parë të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, në takimin e djeshëm të vendeve të cilat kontribuojnë në “Komandën rajonale Veri” në Afganistan, e cila kryesohet nga Gjermania, ai në fjalimin e tij porositi se Maqedonia është e gatshme të merr pjesë në Misionin e ardhshëm të NATO-s në Afganistan pas vitit 2014, gjithashtu në kontingjent gjerman.
-Ka përparim të madh nën kryesimin e Gjermanisë në atë pjesë të Misionit ISAF dhe gjatë angazhimit të ardhshëm, të udhëhequr nga përvoja pozitive nga e kaluara, dëshirojmë të vazhdojë bashkëpunimi me Gjermaninë. Pjesëtarët e armatave tona deri më tani patën bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe ajo është bazë e mirë për pjesëmarrjen tonë të mëtutjeshme në përputhje me “Komandën Veri”, shtoi minsitri Xhaferi.
Siç është e ditur, Republika e Maqedonisë merr pjesë në të gjitha misionet e NATO-s në mbarë botën, si partenere e barabartë,e dhe pse për t’u bërë anëtare e Aleancës, shteti ynë sipas konkludimit të Samiteve të NATO-s në Bukuresht (2008) dhe Çikago (2012), duhet së pari ta zgjidhë kontestin e imponuar për emrin me Greqinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *