Home / Lajme / Rajon / Artan Didi në krye të policisë shqiptare

Artan Didi në krye të policisë shqiptare

10 tetor-Pas daljes në reformë, Didi nisi një aktivitet privat, derisa bashkë me familjen e tij fitoi lotarinë amerikane, u pajis me Green Card dhe udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetoi deri disa javë më parë. I pajisur edhe me pasaportë amerikane, Didi kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Artan Didi, 50 vjeç nga Tepelena, u emërua mbrëmë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, me propozim të ministrit të Brendshëm, liroi nga detyra Hysni Burgajn dhe emëroi kreun e ri të Policisë.

Me një ceremoni zyrtare, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi sot kreun e ri të Policisë së Shtetit, z Artan Didi.

Pas dorëheqjes nga detyra të Hysni Burgaj, zyrtarisht sot drejtori i Policisë së Shtetit është polici në karrierë, Artan Didi.
Artan Didi, i dalë në lirim që nga viti 2005, kthehet nga SHBA ku jetonte së fundi, për të drejtuar Policinë shqiptare.

Në CV-në e tij shënohet një karrierë e gjatë në radhët e Policisë, e nisur në vitin e vështirë 1997. Kreu i ri i Policisë në karrierën e tij ka mbajtur disa funksione drejtuese si drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000. Ai më pas drejtoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për disa muaj, duke u emëruar drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Këtë detyrë Artan Didi e mbajti deri në vitin 2005, kur doli në lirim me ndërrimin e pushteteve.

Pas daljes në reformë, Didi nisi një aktivitet privat, derisa bashkë me familjen e tij fitoi lotarinë amerikane, u pajis me Green Card dhe udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetoi deri disa javë më parë. I pajisur edhe me pasaportë amerikane, Didi kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Amerikës. Në karrierën e tij në Polici, ai mbahet mend si komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë. Po në këtë detyrë Didi i shpëtoi një atentati më 24 tetor të vitit 1998, gjatë një aksioni për kapjen e një shtetasi arabo-egjiptian që kërkohej për 25 krime dhe terrorizëm. Artan Didi mbeti i plagosur gjatë aksionit që u zhvillua pranë “Oxhakut” në Tiranë, kur një skuadër e RENEA-s shkoi për të arrestuar shtetasin arab që hapi zjarr ndaj Policisë dhe më pas u fsheh në një lavatriçe, ku mbeti i vrarë. (BW/INA)

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *