Home / Lajme / Maqedoni / Asfaltohet rruga, rregullohen trotuaret dhe parqet midis Zonës së 7-të dhe lagjes Maleardi (VIDEO)

Asfaltohet rruga, rregullohen trotuaret dhe parqet midis Zonës së 7-të dhe lagjes Maleardi (VIDEO)

Gostivar, 18 Tetor – “Investimi i ndërmarrë nga Komuna e Gostivarit, është mirëpritur nga banorët e lagjes. Ato falenderuan udhëheqjen komunale për investimet e kryere, me të cilët është mundësuar zhvillimi normal dhe i sigurt i komunikacionit. Gjatësia e rrugës është 177 metra, kurse gjerësia 6 metra. Vlera e investimit është 3 milion e 500 mijë denar”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Banorët e lagjes së Zonës së 7-të dhe lagjes Maleardi, gjatë Festës së Kurban Bajramit, kanë lëvizur në rrugën e asfaltuar me trotuare dhe shenjëzim. Ditë më parë, banorët e këtyre dy lagjeve me daulle dhe tupanë, bashkë me udhëheqjen komunale me në krye kryetarin Nevzat Bejta përuruan rrugën e rregulluar nga ana e komunës. Përveç asfaltimit të rrugës dhe ndërtimit të trotuareve është bërë edhe rregullimi i parqeve dhe parkingjeve te banesat kolektive.

“Investimi i ndërmarrë nga Komuna e Gostivarit, është mirëpritur nga banorët e lagjes. Ato falenderuan udhëheqjen komunale për investimet e kryere, me të cilët është mundësuar zhvillimi normal dhe i sigurt i komunikacionit. Gjatësia e rrugës është 177 metra, kurse gjerësia 6 metra. Vlera e investimit është 3 milion e 500 mijë denar”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u premtoi banorëve të lagjes edhe investim në tejkalimin e problemit me kanalin e ujit që kalon nëpër këtë lagje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *