Home / Lajme / Maqedoni / Ashton thirrje Gruevskit dhe Samarasit për zgjidhjen e emrit

Ashton thirrje Gruevskit dhe Samarasit për zgjidhjen e emrit

1 Tetor – “Gjithmonë jam e përgatitur për të ndihmuar, por zgjidhja, varet se a janë të përgatitur për të bërë kompromiset e nevojshme për t`u ulur në tryezë dhe të kenë qëllime më të mëdha para tyre, sikur në rastin e Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi baronesha Ashton, e pyetur nga kryetari i shoqatës maqedonase UMD, Meto Koloski, së çfarë po bëhet për tejkalimin e kontestit të emrit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së,Catherine Ashton i ka bërë thirrje kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë që të arrijnë zgjidhje për kontestin e emrit.

Ajo këtë e ka theksuar gjatë një fjalimi në Instituin “Woodrow Wilson” në Uashington, ku ajo bëri një krahasim me kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, të cilët përmes bisedimeve direkte patën sukses në arritjen e marrëveshjes për shumë çështje të hapura, duke mundësuar procesin e integrimeve.

“Gjithmonë jam e përgatitur për të ndihmuar, por zgjidhja, varet se a janë të përgatitur për të bërë kompromiset e nevojshme për t`u ulur në tryezë dhe të kenë qëllime më të mëdha para tyre, sikur në rastin e Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi baronesha Ashton, e pyetur nga kryetari i shoqatës maqedonase UMD, Meto Koloski, së çfarë po bëhet për tejkalimin e kontestit të emrit.

Ashton shtoi se BE po mbështet përpjekjet e OKB-së për të gjetur zgjidhje për kontestin, e cila varet edhe nga dëshira për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *