Home / Sport / Barca di të luajë edhe pa Messin

Barca di të luajë edhe pa Messin

Barcelona është kthyer nga disavantazhi prej një goli për të shënuar katër herë në portën e Levantes në takimin e zhvilluar në Camp Nou.

Përkundër se rrallëherë e prekën topin në dhjetë minutat e para, mysafirët kaluan befasisht në epërsi me anë të Javi Guerras (10’).

Mirëpo, shumë shpejt Alexis Sanchez e barazoi rezultatin pas asistimit të Tellos (14’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Në fillim të fraksionit të dytë, Neymar përsëri dërgoi një top te Tello, ai asistoi te Xavi dhe mjeshtri i mesfushës u regjistrua në listën e golashënuesve (52’).

Alexis realizoi edhe golin e dytë personal (64’) pas një aksioni mirë të organizuar të vendasve, ndërsa asistues i fundit ishte Neymar.

Braziliani më në fund shënoi golin e merituar, kurse Sanchez ia ktheu favorin duke mos u treguar egoist në asnjë moment (70’).

Barcelona është në krye të La Ligas me 24 pikë pas tetë xhirosh, tri më shumë se Atletico Madridi që të dielën luan ndaj Celta Vigos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *