Home / Sport / Barcelona ia mësyn Januzajt

Barcelona ia mësyn Januzajt

Tabloidi britanik Daily Mail shkruan se Barcelona i është futur garës për ta transferuar në Camp Nou talentin me nënshtetësi belge, të cilin e pëlqejnë edhe Bayern Munichu, Juventusi dhe Manchester City.

Adnan Januzaj është bërë shënjestër e skuadrave të mëdha evropiane, pas shkëlqimit me Manchester Unitedin. Ylli i ri kosovar ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit me ‘Djajtë e Kuq’, prandaj gjigantët evropianë po mundohen të përfitojnë nga ky rast, për ta bërë të vetin 18 vjeçarin, i cili realizoi dy gola mbrëmë.

Tabloidi britanik Daily Mail shkruan se Barcelona i është futur garës për ta transferuar në Camp Nou talentin me nënshtetësi belge, të cilin e pëlqejnë edhe Bayern Munichu, Juventusi dhe Manchester City.

Para se ta humb, Unitedi planifikon t’ia vazhdojë kontratën sa më shpejt, për t’u ikur konkurrentëve, që vijnë nga të gjitha anët.

“Nuk do t’ua them se cilat skuadra janë të interesuara për Januzajn, por mund të them se ka interesime nga klube të ndryshme evropiane. Largimi i Sir Alex Fergusonit ka shkaktuar një avari në negociata. Ne jemi duke punuar për këtë punë dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Dirk De Vriese, menaxher i futbollistit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *