Home / Sport / Bayern Munich mposht M.Cityn

Bayern Munich mposht M.Cityn

Bavarezët, për të cilët 15 minutat e fundit lajti edhe Xherdan Shaqiri fituan bindshëm në udhëtim kundër Manchester Cityt me rezultatin 3:1.

Në ndeshjet e xhiros së dytë të Ligës së kampionëve për grupet A, B., C dhe D, mbrëmë kampioni aktual i Evropës, Bayern München tregoi pse është ekipi më i mirë në kontinentin tonë e mbase edhe në botë. Bavarezët, për të cilët 15 minutat e fundit lajti edhe Xherdan Shaqiri fituan bindshëm në udhëtim kundër Manchester Cityt me rezultatin 3:1. Në fakt, Bayerni ishte dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe deri në minutën e 60-të udhëhiqte 3:0, kurse pati edhe disa raste të volitshme për t’i shkaktuar katastrofë të vërtetë vendësve.

Me hyrjen e Negredos, loja e Cityt u bë më sulmuese dhe në minutën e 80-të pikërisht Negredo shënoi golin e nderit për “qytetarët” e Manchesterit. Deri në fund të ndeshjes vendësit patën disa raste për të ulur aoma avantazhin, veçmas pas përjashtimit me karton të kuq të Jerome Boateng, por rezultati nuk ndryshoi.

Golat për Bayernin i shënuan Ribery (7), Thomas Müller (56) dhe Arjen Robben (60).

Shumë kthesa pati në takimin ndërmjet Juventusit dhe Galatasarayt. Turqit në Torino avancuan të parët, kurse Juventusi e ndoqi rezultatin për të barazuar së pari, e pastaj nga fundi i ndeshjes edhe për të realizuar epërsi. Mirëpo, shumë shpejt, turqit shënuan golin e barazimit dhe fituan pikën e parë në grupin B.

Rezultatet:
Grupi A
Bayer Leverkusen 2 – 1 Real Sociedad
Shakhtar Donetsk 1 – 1 Manchester United

Grupi B
Juventus 2- 2 Galatasaray
Real Madrid 4 – 0 FC København

Grupi C
Anderlecht 0 – 3 Olympiakos
Paris Saint Germain 3 – 0 Benfica

Grupi D
CSKA Moscow 3 – 2 Viktoria Plzen
Manchester City 1 – 3 Bayern Munich

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *