Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Akuzat e opozitës shqiptare për buxhetin, qesharake

BDI: Akuzat e opozitës shqiptare për buxhetin, qesharake

-Për dallim nga ata, BDI, flet për projekte kapitale dhe zhvillimore të cilat parashihen dhe do të realizohen me buxhetin e vitit të ardhshëm, si ndërtimi rrugëve magjistrale dhe rajonale, ndërtimi i shkollave, çerdheve, shesheve, teatrove, spitaleve dhe shumë projekte tjera që janë pjesë e programit partiak dhe pjesë e programit të përbashkët të Qeverisë.

Më të vërtetë është e pakuptueshme “brengosja” e opozitës shqiptare sa i përket buxhetit. Përveç se janë të pakuptueshme, janë edhe qesharake akuzat e një partie që me vite të tëra shqiptarët i sheh vetëm përmes prizmit të interesave të tyre personale dhe partiake, thuhet në reagimin e BDI-së lidhur me akuzat që drejtoi PDSH e RDK lidhur me buxhetin.

“Janë akuza qesharake që vinë nga një parti e cila fatkeqësisht, prapa vetes nuk ka asnjë projekt për shqiptarët. Projektet e tyre që mbahen mend janë projektet si Kryqi në Vodno dhe shumë projekte tjera të ngjashme. Për dallim nga ata, BDI, flet për projekte kapitale dhe zhvillimore të cilat parashihen dhe do të realizohen me buxhetin e vitit të ardhshëm, si ndërtimi rrugëve magjistrale dhe rajonale, ndërtimi i shkollave, çerdheve, shesheve, teatrove, spitaleve dhe shumë projekte tjera që janë pjesë e programit partiak dhe pjesë e programit të përbashkët të Qeverisë.

Dhe derisa dikush merret me përqindje dhe tenton të manipulojë me shqiptarët, ne realizojmë projekte konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mëtejmë të jetës së shqiptarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *