Home / Lajme / Maqedoni / Beqir Hasani mbetet kryetar i BDI-së në Çair?

Beqir Hasani mbetet kryetar i BDI-së në Çair?

26 Tetor… Beqir Hasani edhe më tutje do të mbetet kryetar i degës partiake të BDI-së në Çair

Beqir Hasani edhe më tutje do të mbetet kryetar i degës partiake të BDI-së në Çair. Burime partiake thonë se rizgjedhja e tij do të konfirmohet në Kuvendin zgjedhor të degës që është duke u mbajtur sonte.

Nënkryetar të degës sipas të gjitha gjasave do të zgjedhen Artan Grubi dhe Nazim Bushi. Kishte spekulime se për postin e kryetarit të kësaj dege kanë pretenduar edhe aktivistë tjerë të BDI-së, si Artan Grubi dhe Bujar Osmani, mirëpo ata nuk kanë marrë përkrahjen e nevojshme të bazës partiake. Nga ana tjetër Hasani ka marrë përkrahjen e të gjitha nëndegëve të BDI-së në Çair.

Kjo degë njëherit do të jetë dega e parë që mban Kuvend zgjedhor në prag të kongresit partiak të BDI-së që duhet të mbahet në muajin nëntor.

Burime të “Lajm” thonë se ka pasur pakënaqësi të caktuara lidhur me kryesinë e nëndegës, mirëpo ato vështirë se do të reflektohen në mbarëvajtjen e Kuvendit zgjedhor të degës së Çairit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *