Home / Lajme / Maqedoni / Besimi : Është e rëndësishme që deri në dhjetor të kemi progres të caktuar në bisedimet për emrin

Besimi : Është e rëndësishme që deri në dhjetor të kemi progres të caktuar në bisedimet për emrin

20 tetor-Raporti, siç theksoi, në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet me vëmendje të madhe sepse në të përkundër asaj që evidentohen progresi i realizuar në vitin e kaluar jepen edhe rekomandimet për fushat ku duhet më tepër të punohet.

Deri në dhjetor duhet që të bëjmë përpjekje që të kemi përparim në bisedimet për emrin që të mund të valorizohet raporti i pestë me rradhë pozitiv i Komsionit Evropian për avancimin e vendit, konsideron zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi.

“Është mirë që javën e ardhshme nga ana e mediatorit Methju Nimic janë caktuar bisedime për çështjen me emrin në Nju-Jork. Apeloj që të shfrytëzohen sepse është e rëndësishme që deri në dhjetor të kemi një progres të caktuar në bisedimet që të mundet rekomandimi të japë efekt në Këshillin e Bashkimit Evropian. Përkundër negociatave në KB, do të jenë të dobishme që në tejkalimin e problemit të ketë edhe inkuadrim më të madh nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s që mund të japin kontributin e tyre”, deklaroi Besimi duke iu përgjigjur pyetjes pas fjalimit në simulimin “Model i Parlamentit Evropian”.

Sipas tij, është mirë që Maqedonia ka pesë vjet me rradhë që merr rekomandime për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. “Nuk duhet që të heqim dorë nga qëllimi ynë që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe e NATO-s. Mjaft e rëndësishme është të shfrytëzohet momenti që Maqedonia të realizojë reformat, por edhe për tejkalimin e kontestit për emrin me fqinjin jugor. Në Raport theksohet se është e rëndësishme që sa më shpejt të gjendet zgjidhje për çështje me emrin dhe aludohet se Ballkani Perëndimor mbetet në interesin dhe axhendën e Unionit. Prandaj është e domosdoshme që të krijohet ambient dhe klimë për tejkalimin e kontestit”, theksoi Besimi.

Raporti, siç theksoi, në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet me vëmendje të madhe sepse në të përkundër asaj që evidentohen progresi i realizuar në vitin e kaluar jepen edhe rekomandimet për fushat ku duhet më tepër të punohet.

“Ne këtë dokument do ta shndërrojmë në një plan aksional me përmbajte konkrete dhe detyra për institucionet dhe afate kohore se si në peridhën e ardhshme të realizohen reformat që janë parashikuar”, tha Besimi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *