Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Këtë vit 75 persona kërkohen për ekstradim (VIDEO)

Bexheti: Këtë vit 75 persona kërkohen për ekstradim (VIDEO)

11 tetor-Lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë penale, Bexheti tha se ato do të jenë vetëm në drejtim të mënjanimit të mangësive të locuara dhe pashprehurave në Ligj, si dhe zgjidhje për të cilat nga trajnimet është konfirmuar se do të paraqesin problem në praktikë.

Në vitin 2013 ka gjithsej 87 lëndë për persona të cilët kërkohen në shtetet e huaja me urdhër arreste nga Republika e Maqedonisë. Për 75 prej tyre janë bërë kërkesa për ekstradim dhe janë dërguar deri te shtetet e huaja, ndërsa për edhe 12 ende po kompletohet dokumentacioni, por afatet po respektohen dhe pas kompletimit do të dorëzohen kërkesa për ekstradim, deklaroi në intervistën e sotme për MIA-n, ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti.

“Për Mile Haxhiskit është dërguar kërkesë për ekstradim deri te Republika e Francës, por përgjigje zyrtare as nga Ministria e Drejtësisë e Francës, as nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Paris, as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk është marrë. Në qoftë se ekstradimi lejohet me vendim të plotfuqishëm, Ministria e Drejtësisë menjëherë do ta organizojë përcjelljen, siç bëhet me çdo ekstradim”, tha Bexheti.

Për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, siç theksoi, është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës me letër nga 15 maji i këtij viti. “Dokumentacioni i kompletuar për të dy është dërguar deri te Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, por përgjigje nga autoritetet kosovare për këtë kërkesë deri në këtë moment nuk ka”, shtoi Bexheti.

Në intervistë ministri i Drejtësisë paralajmëroi se ndërtesa e re e Gjykatës Penale do të lëshohet në përdorim gjatë nëntorit të këtij viti.

Lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë penale, Bexheti tha se ato do të jenë vetëm në drejtim të mënjanimit të mangësive të locuara dhe pashprehurave në Ligj, si dhe zgjidhje për të cilat nga trajnimet është konfirmuar se do të paraqesin problem në praktikë.

“Kjo do të thotë, se zgjidhjet e propozuara nuk do ta ndryshojnë konceptin e Ligjit, as nuk do të propozohen zgjidhje tjera plotësuese. Grupi i punës, edhe pas sesionit të izoluar vazhdon me punën në Ministrinë e Drejtësisë, për çka pritet finalizim i shpejtë i propozimit”, shtoi ministri në intervistën për MIA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *