Home / Lajme / Maqedoni / Bie bora e parë në Kodrën e Diellit në Tetovë

Bie bora e parë në Kodrën e Diellit në Tetovë

Kodra e Diellit, 03 Tetor – Sot në mëngjes është parë shtresa e bardhë e borës mbi alpet e larta të Malit Sharr në pjesën e Maqedonisë dhe Kosovës.

Tashmë shtresa e parë e borës ka përfshirë edhe pikën turistike Kodra e Diellit në Malësinë e Tetovës.

Enti Hidrometeorologjik në Shkup ka bërë të ditur se temperaturat e ulta do të vijojnë gjatë ditëve të ardhshme, sidomos në orët e para të mëngjesit.

Temperatura e ditës së sotme në mëngjes u regjistrua në 2 gradë Celsius deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës do të jetë deri 17 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot i ftohtë , me periudha të shkurtëra të diellit, me temperatura deri 13 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *