Home / Lajme / Maqedoni / Çejku i jep fund mandatit të ambasadorit në Shkup

Çejku i jep fund mandatit të ambasadorit në Shkup

24 tetor-Arsyeja e dhënë nga ana e Ministrisë së Jashtme në kërkesën e tyre për në Presidencë për të argumentuar ç’dekretimin e këtyre ambasadorëve është fakti se ka prej tyre që kanë qëndruar dhe tetë vite rresht si ambasadorë, pavarësisht se ligji përcakton se mandati i tyre është vetëm katër vite në një ambasadë.

Presidenti Bujar Nishani pas kërkesës së Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka ç’dekretuar gjashtë ambasadorë, për shkak se kishin kaluar të gjitha afatet kohore të qëndrimit në krye të një ambasade por dhe ishin në moshën e pensionit. Emrat dhe shtetet.

Në mesin e tyre është edhe ambasadori në Maqedoni, Arben Çejku, ish-gazetar dhe për tetë vite me detyrë ambasadori.

Arsyeja e dhënë nga ana e Ministrisë së Jashtme në kërkesën e tyre për në Presidencë për të argumentuar ç’dekretimin e këtyre ambasadorëve është fakti se ka prej tyre që kanë qëndruar dhe tetë vite rresht si ambasadorë, pavarësisht se ligji përcakton se mandati i tyre është vetëm katër vite në një ambasadë.

Ndërkohë që një pjesë e tyre janë të ardhur nga politika, dhe kanë qënë pjesë e debateve mes opozitës së atëhershme të PS dhe ish-mazhorancës së Berishës, në lidhje me përqindjen e rekrutimit në shërbimin diplomatik, ku sipas akuzave të PS, kishte një raport të përmbysur në kundërshtim me ligjin. Mësohet gjithashtu se Presidenti Nishani ka rezistuar për një emër ambasadori për mos ta ç’dekretuar, pavarësisht se nuk bëhet i ditur emri i tij, i cili është zhytur në mister dhe që pritet të zbardhet ditët e ardhshme. Lidhur me caktimin e ambasadorit në Maqedoni akoma nuk ka qarkulluar ndonjë emër nga ana e autoriteteve të reja shqiptare. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *